Real Madrid duket se do të përballet me ‘ferrin’

Futboll

Real Madrid duket se do të përballet me ‘ferrin’

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:13
Messi

Real Madrid duket se do të përballet me ‘ferrin’ pasi Lionel Messi është duke u rikuperuar me sukses.

Mbrëmë në ndeshjen e Barcelonës kundër Valencia, Leo Messi realizoi dy gola, para se të pësonte një dëmtim të lehtë. Argjentinasi u kthye në fushë për të vazhduar gjithçka në gjendje normale, por pas ndeshjes dyshohej se ai dëmtim mund ta linte jashtë fushës për ndeshjen e së mërkurës.

“AS” shkruan se Messi po rikuperohet me sukses dhe deri më tani nuk po ndjen ndonjë dhembje, transmeton lajmi.net.

Pjesa ku mendohej të jetë problemi ka qenë e qetë gjatë ditës së sotme, kështu që me gjasë ai do të jetë i gatshëm për ‘El Clasicon’.

Gjatë ditës së hëne do të kryhen edhe disa teste që të bëhet krejtësisht e qartë situata e argjentinasit.

Të gjitha indikacionet tregojnë se ai do të jetë krejtësisht i gatshëm për ndeshjen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat