Ajeti shënon, Baseli i jep leksion Grasshoppersit

Futboll

Ajeti shënon, Baseli i jep leksion Grasshoppersit

Nga: K. G. Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:02
Ajeti shënon, Baseli i jep leksion Grasshoppersit

Skuadra e Baselit si mysafir i jep leksion me rezultat 4:0 Grasshoppersit, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit të Zvicrës. Nga minuta e 26-të, Grasshoppers mbetet me një lojtar me pak, kur mbrojtësi Arlind Ajeti është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.  Në minutën e 70-të, sulmuesi Albian Ajeti inkuadrohet dhe në atë të 76-tën shënon për fitoren e thellë 4:0. Golat i shënuan: Van Wolfswinkel (19', 36' e 73'), Ajeti (76'). Taulant Xhaka u paraqit titullar për Baselin dhe iu gëzua fitores së madhe. Baseli renditet në vend të dytë me 33 pikë, kurse Grasshoppers është në pozitën e nëntë me 17 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat