Pioli: Shpresojë se Astori është krenar me Fiorentinan

Futboll

Pioli: Shpresojë se Astori është krenar me Fiorentinan

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:45
Trajneri i Fiorentinas

Rikthimi në Udinese për ekipin e Fiorentinas gjithmonë do të jetë një moment emocional, pasi më 4 mars 2018, kapiteni Astori shkoi të fle në hotelin e ekipit një natë para një ndeshje të Serie A dhe kurrë nuk u zgjua më.

Fiorentina sot u takua sërish me Udinesen në Serie A, ku edhe barazuan me rezultatin 1-1.

Trajneri i Fiorentinas tha se shpreson se Astori të jetë krenar me ekipin e tij dhe zbuloi se lojtarëve dhe stafit po i mungon shumë kapiteni i tyre.

“Shpresoj që David Astori do të jetë krenar për atë që po arrijmë. Na mungon shumë, por në të njëjtën kohë e dimë se ai është me ne dhe kjo është e rëndësishme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat