Reali vazhdon me formë të lartë, deklason Alavesin

Futboll

Reali vazhdon me formë të lartë, deklason Alavesin

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka shënuar fitoren e katërt rresht në La Ligë duke iu afruar liderëve në tabelë.

‘Los Blancos’ sot mposhti Deportivo Alavesin në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 3:0 në xhiron e 22-të të La Ligas.

Karim Benzema, Junior Vinicius dhe Mariano realizuan golat e fitores.

“Mbretërit” tani kanë 42 pikë në tabelë, dy më pak se Atletico Madridi që është e dyta dhe tetë më pak se Barcelona që vazhdon të prijë.

Në xhiron e ardhshme, Los Blancos zhvillojnë derbin lokal ndaj Atleticos, kurse Alaves është nikoqir i Levantes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat