Mësohet skuadra e re e Adrien Rabiot

Futboll

Mësohet skuadra e re e Adrien Rabiot

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:49
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot duket se do të përfundojë në Angli.

Mesfushori francez është në fundin e kontratës me PSG-në dhe ka vendosur të mos rinovoi kontratën që skadon në fundin e sezonit.

Për lojtarin kanë shfaqur interes shumë skuadra të njohura me Barcelonën që ishte më pranë për të nën shkruar me lojtarin.

Siç raportojnë mediat angleze, Arsenali është futur seriozisht në garë dhe duket se ka parakaluar katalanasit për të siguruar shërbimet e Rabiot.

Trajneri Emery e njoh mjaft mirë lojtarin që nga koha kur ishte pjesë e PSG-së dhe kjo mund të ndikojë që lojtari të trasnferohet në Angli.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që lojtari të mos luaj asnjë ndeshje për arsye se ka refuzuar kontratën me klubin.

Ngelet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e tij, por Arsenal është ekipi më i favorshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat