Me këtë deklaratë, Guardiola ia shton edhe më shumë presionin Liverpoolit

Futboll

Me këtë deklaratë, Guardiola ia shton edhe më shumë presionin Liverpoolit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 00:20
Pep Guardiola

I lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Arsenalit, dhe veçanërisht për shpërthimin e bomberit argjentinas Sergio Aguero, realizatorin e het-trikut “Topçinjve”, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat pas triumfit 3-1.

“Sergio Aguero ka lindur me atë talent dhe do të vdesë me atë”, deklaroi Guardiola.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë ne për të fituar ndeshjet: të jemi në maksimumin tonë për gjatë të gjithë 90 minutëshit. Ne jemi të mirë kur bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nuk kam patur kurrë dyshime gjatë 3 viteve që ndodhem këtu”, shtoi Guardiola.

“E kuptoj presionin për të fituar ndeshjet. Pas ndeshjes me Newcastlen, Liverpooli ishte shtatë pikë para nesh, ndërsa tani janë vetëm me dy pikë epërsi”, tha ai.

“Normalisht ata kanë edhe një ndeshje më shumë në dispozicion dhe kanë kualitet, por West Hami është një ekip i mirë. Duke filluar nga nesër duhet të menojmë për ndeshjen me Evertonin, e më pas për Chelsean.

“Është një javë e vështirë për ne”, vazhdoi Guardiola, i cili përballë Emeryt nuk ka humbur asnjë përballje gjatë karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat