“Puna jonë është kryer”, flet njeriu që drejtoi operacionin e kërkimit për aeroplanin e Sala

Futboll

“Puna jonë është kryer”, flet njeriu që drejtoi operacionin e kërkimit për aeroplanin e Sala

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 00:27
Emiliano Sala

Teksa Emiliano Sala po udhëtonte me 22 janar nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells) për t’iu bashkuar klubit të ri, aeroplani i tij u zhduk nga radarët pa ndonjë informacion.

Sa bashku me sulmuesin francez në bord ishte dhe piloti David Ibbotson, zhduka e tyre nga ajo ditë është lajmi kryesor në botën e futbollit.

Kërkimet filluan menjëherë, por u ndaluan nga autoritetet lokale pas pak ditësh pasi sipas tyre lojtari dhe piloti tashmë janë të vdekur dhe lokalizimi aeroplanit ishte shumë i vështirë për të ndodhur.

Por, me insistimin e familjes Sala kërkimet filluan në mënyrë private pasi paraprakisht u mblodhën mbi 300 mijë euro nga donacione të ndryshme, ku nuk munguan edhe ato nga yjet e mëdha të futbollit.

Në krye të kërkimeve ishte eksperti i shpëtimit, David Mearns, i cili ka konfirmuar për Sky News gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, por nuk ka dhënë ndonjë informatë tjetër të detajuar për Sala dhe pilotin.

Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknik për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit

“Puna jonë është kryer. Tani ky është një hetim aktiv në duart e AAIB (degë e Departamentit për Transport, të cilët janë përgjegjës për transportin ajrorë në Angli, edhe për disa pjesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore), ashtu siç jemi pajtuar tani kjo është përgjegjësi e tyre”.

“E gjitha ajo që mendoja ishin familjet. Kjo është ajo që ata donin ne të bënim, ia kemi arritur dhe kjo është më e mira që mund të shpresonim, rezultati më i mirë”.

“Një moment jashtëzakonisht tragjik dhe i trishtueshëm, por së paku disa nga pyetjet e tyre do të marrin përgjigjeje si pasoj e asaj që ne arritëm sot”, ka thënë Mearnes.

“Familja e Emiliano Sala dhe David Ibbotson janë njoftuar nga policia. AAIB do të bëjnë një deklaratë nesër (e hënë). Sonte të gjitha mendimet tona janë me familjet dhe shokët e Emilianos dhe David”, ka shkruar Mearnes në Twitter më pas në mënyrë që opinioni të jetë më i informuar sa më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat