Guardiola: Liverpooli ka më pak presion se ne

Futboll

Guardiola: Liverpooli ka më pak presion se ne

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mendon se Liverpooli është favoritë sa i përket garës për titullin e Ligës Premier.

Kampionët në fuqi ishin pesë pikë prapa liderit, The Reds gjatë fundjavës, por që kjo gjendje ndryshoi ditën e djeshme.

Citizens triumfuan para shikuesve të vetë kundër Arsenalit me rezultat 3-1, gjersa janë duke pritur ndeshjen e West Ham Unitedit me Liverpoolin.

“Preferoj të jem në pozitën e Liverpoolit. Presioni është kur ju jeni psa dhe humbni pikë, është më e ashpër”, tha spanjolli.

“Është e rëndësishme të jemi vetvetja, por në Newcastle nuk e kemi njohur ekipin tonë. Sot ne u kthyem”, tha strategu.

Ndryshe, Liverpooli aktualisht në tabelë është lider i ligës elitare angleze me dy pikë më shumë se City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat