Ja çfarë thotë Piatek, pas golit të shënuar ndaj Romës

Futboll

Ja çfarë thotë Piatek, pas golit të shënuar ndaj Romës

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Krzysztof Piatek

Statistikat janë të gjitha në anën e tij, por për Krzysztof Piatek dukshëm nuk mjaftojnë.

Në të dytën sfidë si titullar, polaku shpërblen besimin e trajnerit Gattuso dhe gjen përsëri rrugën e rrjetës.

Golat janë misioni i tij, por bomberi kërkon që, përveç aspektit personal, të jetë i kënaqur edhe me atë ekipor.

Ai nuk ka mundur të gëlltisë barazimin ndaj Romës, ku dukshëm do të kishte preferuar tri pikët.

Këtë mendim ai e ka përforcuar edhe me një status në rrjetin social “Instagram”.

Përpara se të largohej nga kryeqyteti italian me skuadrën, Piatek ka publikuar një status ku flet qartë për zhgënjimin e tij për një ndeshje ku Milani mund të kishte marrë diçka më shumë.

“Shumë i lumtur për golin, por nga Roma për fat të keq nuk mundëm të largoheshim me më shumë se një pikë”, deklaronte polaku nga profili i tij social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat