Pas gjetjes së avionit flet edhe babai i Sala

Futboll

Pas gjetjes së avionit flet edhe babai i Sala

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Horacio Sala, babai i futbollistit të humbur, Emiliano

Horacio Sala, babai i futbollistit të humbur, Emiliano, tha se ishte i dëshpëruar, pas zbulimit të avionit “Piper PA-46” në thellësitë e kanalit anglez.

"Unë nuk mund ta besoj, jam i dërrmuar shpirtërisht e psikologjikisht. Gruaja ime, dy fëmijët e mi dhe disa miq të Emiliano janë atje. Sot nuk kam komunikuar dot me askënd. Kam folur çdo ditë me ta, por sot telefoni dhe Whatsapp nuk po funksionojnë në atë zonë”, - tha Horacio.

Avioni i vogël u zbulua nga anija “FPV Morven”, e punësuar nga familja e lojtarit të zhdukur me gjithë pilotin, e financuar nga qindra donatorë.

Konstatimi erdhi në ditën e parë të kërkimit të koordinuar midis kësaj anije private dhe një anije të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat