Interi i beson Spallettit, do të ketë edhe një rast me Parmën

Futboll

Interi i beson Spallettit, do të ketë edhe një rast me Parmën

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 13:22
Luciano Spalletti

Trajneri italian nuk do të shkarkohet as pas humbjes së djeshme.

Edhe pse rezultatet e fundit të Interit kanë qenë negative, drejtuesit e klubit në fund të takimit të humbur me rezultatin 0-1 ndaj Bolognas në San Siro i kanë konfirmuar edhe njëherë tjetër besimin trajnerit Luciano Spalletti.

Në zhveshtore në San Siro pas sfidës ndaj skuadrës kuqeblu ka pasur një takim mes Beppe Marottas dhe Spallettit që ka zgjatur rreth 20 minutë dhe në të cilin trajneri ka marrë konfirmimin nga drejtuesit zikaltër të cilët i kanë të ditur të punojë i qetë dhe se ndeshja e radhës ndaj Parmës nuk është si një ultimatum për të, për t’u rikthyer me çdo kusht te fitorja.

Gjithsesi në rast të një tjetër rezultati negativ dhe sidomos nëse skuadra nuk reagon duke shfaqur një tjetër nivel loje, me shumë gjasa Spalletti do të shkarkohet nga stoli i Interit.

Sipas Gazzetta dello Sport, në rast dështimi ndaj Parmës, Interi tashmë ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për legjendën zikaltër, Esteban Cambiaso i cili ka punuar si ndihmës i Jose Pekerman te Kolumbia dhe mund të marrë drejtimin e Interit deri në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat