Befasi e madhe: Marotta po e transferon Dybalan te Interi

Futboll

Befasi e madhe: Marotta po e transferon Dybalan te Interi

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Paulo Dybala

Beppe Maortta po tenton t’i hakmerret Juventusit.

Ish-drejtori i Juventusit që aktualisht është te Interi, Beppe Marotta, po tenton ta transferojë Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinas nuk po kalon nëpër një situatë të mirë në këtë sezon te ‘Zonja e Vjetër’, andaj drejtori italian po tenton ta transferojë te nerazurët.

Marotta ka raporte të mira me Dybalan, andaj do ta kërkojë transferimin e tij në afatin e verës.

Juventus kërkon mbi 100 milionë euro nga shitja e tij, andaj Inter do ta bëjë ofertën e parë me të përfunduar ky sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat