Roma i frikësohet Juventusit, po ia ndryshon kontratën lojtarit

Futboll

Roma i frikësohet Juventusit, po ia ndryshon kontratën lojtarit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Roma

Nicolo Zaniolo është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë te Roma.

Nicolo Zaniolo u transferua në verën e kaluar nga Interi te Roma si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin me Radja Nainggolan, ndërsa po tregon formë të lartë.

Talenti italian është bërë cak i shumë skuadrave, andaj romakët po tentojnë t’i ndryshojnë atij kontratën.

Roma e di se Juventusi është i interesuar për të, andaj po tenton t’i ndryshojë klauzolën dhe vitet e kontratës.

Romakët duan që Zaniolo të nënshkruajë kontratën e re deri në vitin 2024, ndërsa t’i caktojnë një shumë mbi 100 milionë euro si klauzolë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat