Ju kujtohet Anel Rashkaj, ish-kapiteni i “harruar” i Kosovës tregon se kurrë më nuk pati kontakt me Përfaqësuesen

Futboll

Ju kujtohet Anel Rashkaj, ish-kapiteni i “harruar” i Kosovës tregon se kurrë më nuk pati kontakt me Përfaqësuesen

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:43
Anel Rashkaj

Anel Rashkaj ishte njëri ndër lojtarët më të spikatur të Kosovës, në kohën kur “Dardanët” po bënin hapa të rëndësishëm drejt antarësimit në UEFA dhe FIFA.

29-vjeçari ishte kapiten i Kosovës, në ndeshjen e parë pas shpalljes së Pavarësisë, një miqësore kundër Shqipërisë, më 17 shkurt të vitit 2010.

Ai gjithashtu barti shiritin e kapitenit në ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kosovës – një miqësore kundër Haitit, që u luajt më 5 mars të vitit 2014.

Mirëpo, kjo ishte e tëra pasi, përveç disa ndeshjeve miqësore tjera, më nuk dëgjuam asnjëherë për kapitenin, i cili dikur konsiderohej si “truri” i Përfaqësueses.

Media ka kontaktuar me të së fundmi, duke marrë një intervistë ekskluzive, derisa lojtari ka treguar se si kanë shkuar gjërat për të pas aventurës së shkurtër me Përfaqësuesen.

I pyetur nga Redaksia nëse ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar të Përfaqësueses së fundmi, ai është përgjigjur:

“Jo, nuk kam pasur kontakt me askënd, jam i koncentruar vetëm në klub, kështu që këtu e kam koncentrimin një herë për njëherë.”

Rashkaj aktualisht është pjesë e skuadrës Eskilstuna, e cila bënë gara në Ligën e Dytë të Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat