Zyrtare: Edon Zhegrova prezantohet si lojtar i Basel

Futboll

Zyrtare: Edon Zhegrova prezantohet si lojtar i Basel

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 20:25
Edon Zhegrova

Reprezentuesi, Edon Zhegrova, është prezantuar me fanellën e FC Basel.

Zhegrova iu është bashkuar ish kampionit zviceran në formën e huazimit nga skuadra belge, Genk, për një vit e gjysmë me mundësi blerje.

Ish talenti i Prishtinës, kishte kërkuar me ngulm largimin nga kampionati belg për shkak minutazhës së vogël që kishte me skuadrën e Genkut.

19 vjeçari në skuadrën e Baselit do të jetë bashkëlojtarë me Taulant Xhakën.

Talenti do të bartë fanellën me numrin 30.

Në 27 ndeshje zyrtare për belgët, anësori kosovar, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, i ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

Ai iu bashkua Genkut nga St. Truiden Res në vitin 2017 dhe tani do ta bartë fanellën e Baselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat