Chelsea është i frustruar me komentet e fundit të Thibaut Courtois

Futboll

Chelsea është i frustruar me komentet e fundit të Thibaut Courtois

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:46
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois shkaktoi një situatë tejet kontraverze verën e kaluar, kur ai u rebelua kundër ish-klubit të tij, Chelseat.

Portieri kishte qenë i lidhur me një largim nga “Stamford Bridge”, derisa Real Madridi ishte klubi që interesohej më së shumti për të.

Eventualisht ai u transferua te “mbretërit”, por mënyra se si e bëri këtë, la një shije të hidhur te fansat e Chelseat.

Me anë të disa veprimeve jo profesionale, ai nuk tregoi aspak besnikëri, duke u munduar të bëjë presion për largim.

Mirëpo, në një intervistë së fundmi, belgu është munduar të justifikojë veprimet e tij, duke thënë se drejtoresha e Chelseat – Marina Granovskaia – i kishte premtuar se mund të largohej nga “Stamford Bridge”.

Ai sugjeroi se Granovskaia u tërhoq nga marrëveshje, dhe kjo nxiti rebelimin e tij.

Versioni i tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë edhe klubin e Chelseat.

“Daily Telegraph” raporton se “Të Kaltërit” janë të “frustruar” me komentet e ish-portierit të tyre, dhe ata “fuqishëm demantojnë” këto sugjerime.

“Burimet brenda Chelseat refuzojnë fuqishëm komentet e Courtois, derisa lojtari do të marrë një pritje armiqësore nëse ndonjëherë rikthehet në ‘Stamford Bridge’ me Real Madridin,” shkruhet në raportin e tabloidit britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat