Liverpool rrëshqet sërish, e kthen Man Cityn në garë për titull

Futboll

Liverpool rrëshqet sërish, e kthen Man Cityn në garë për titull

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Foto nga ndeshja

Liverpooli ka gabuar sërish në Premierligë dhe tani ka vetëm tri pikë më shumë se Manchester City

Është rihapur seriozisht gara për titull në Angli.

Liverpooli ka dështuar që të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te West Ham Unitedi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 në Premierligë, duke barazuar 1-1.

Ndeshja nisi siç është më së miri për ekipin e Jurgen Klopp, që kaloi në epërsi në minutën e 22’ me anë të Sadio Mane, ani pse James Milner ishte në pozitë jashtë loje,

Gazimi i mysafirëve zgjati shumë shkurt, pasi Michail Antonio realizoi në minutën e 28’ për të barazuar gjithçka në London Stadium.

Në pjesën e dytë, Liverpooli u mundua me të gjitha forcat për të ndryshuar diçka, që mos të gabojë sërish, pasi në mesjavë lëshoi pikë në shtëpi duke barazuar 1-1.

Por, nuk arritën të dërgojnë edhe njëherë topin në rrjetë, madje Kloppi inkuadroi edh Shaqirin në minutën e 69’, por nuk arriti të ndihmojë Redsat nga barazimi, duke u mbyllur kështu ndeshja me rezultatin e pjesës së parë, 1-1.

Kështu, Liverpooli humbi 4 pikë brenda pak ditëve dhe diferenca me rivalin për titull, Man Cityn, ka shkuar vetëm në tri pikë – çka do të thotë se është rihapur seriozisht gara për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat