Ronaldo shtyen Juventusin për të blerë James Rodriguezin

Futboll

Ronaldo shtyen Juventusin për të blerë James Rodriguezin

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Ronaldo shtyen Juventusin për të blerë James Rodriguezin

Cristiano Ronaldo fton James Rodriguezin te Juventusi.

Mund të jetë pikërisht mesfushori i Bayernit, afrimi i madh i bardhezinjve në merkaton e verës.

Ronaldo dhe James kanë patur një raport të shkëlqyer që nga periudha që të dy kanë qenë pjesë e Los Blancos dhe tashmë mund të ribashkohen te Juventusi.

Gjasat janë që Bayern Munchen mos ta blejë kartonin e kolumbianit, i cili në verë do të rikthehet te Reali i Madridit.

Por edhe mundësitë për të qëndruar te klubi merengues janë të pakta për golashënuesin më të mirë të Botërorit “Brazil 2014”.

Juventusi e pëlqen shumë lojtarin dhe i shtyrë edhe nga dëshira e Ronaldos për të luajtur sërish me James, mund të tentojë blerjen e kolumbianit në verë për të bërë të lumtur CR7-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat