Pa fitues Shkëndija-Zhelezniçari

Futboll

Pa fitues Shkëndija-Zhelezniçari

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Pa fitues Shkëndija-Zhelezniçari

Shkëndija nga Tetova përfundojnë qëndrimin në tokën turke me zhvillimin e ndeshjes së katërt dhe të fundit kontrolluese. Pas Grasshopperit të Zvicrës (epërsi 2:0 dhe ndërprerje në minutën e 37-të shkaku i motit të keq), Orenburgt rus (fitore 2:0) dhe St. Poltenit austriak (barazim 2:2), Shkëndija barazoi 2:2 me Zhelezniçarin nga Bosnja e Hercegovina.

Pas minutave të para të qeta ndryshimi erdhi në minutën e 14-të kur një situatë e dyshimtë për pozitë jashtëloje nuk sanksionohet nga arbitrat, ndërsa kapiteni i boshnjakëve Krpiç i vetmuar para Zahovit realizon për epërsi 1:0. Shkëndija tentoi të përgjigjet me Alimin nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi shkoi skaj portës. Pasoi lojë e balansuar me disa gjysmëraste në të dyja anët, deri sa Emini i’u afrua portës në minutën e 36-të kur goditi ashpër pak jashtë kuadrantit. Tre minuta më vonë boshnjakët gjetën golin e dytë kur Zec del para portës dhe me parabolë mposht portierin Zahov për rezultat 2:0 pas 45 minutave të para.

Shkëndija pjesën e dytë e nisi më e vendosur në sulm dhe në drejtim të përforcimit të kësaj faze në lojë u inkuadrua edhe Samir Fazli. Kjo qasje solli shpejtë efekt pasi vetëm pesë minuta lojë mjaftuan për të fituar penalti, të cilën në gol e konvertoi Emini në minutën e 51. Pak çaste më vonë shkuam pranë barazimit, mirëpo e majta e Ibraimit kaloi disa centimetra pranë shtyllës kundërshtare. Presionit të kuqezinjve futbollistët e skuadrës boshnjake tentuan t’i kundërvihen me faula dhe ndërprerje taktike, por kjo nuk do të shkonte gjatë pasi në minutën e 66-të pas një loje me dorë në zonë arbitri nuk mund të shmangte për të treguar sërish në pikën e bardhë, ndërsa Agim Ibraimi godet saktë dhe sjell barazim 2:2. Përkundër shumë ndryshimeve në formacion deri në fund Shkëndija kishte dominim të plotë dhe kërkoi fitoren. Junior në minutën e 80-të godet fortë, mirëpo kontrollon sigurtë topin portieri i skuadrës boshnjake. Pak më vonë portieri ndal edhe goditjen e ashpër të Ibraimit nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vazhdim Fazli dhe Musliu nuk arrijnë të realizojnë. Në fund ndeshja mbyllet baraz 2:2 dhe me këtë kuqezinjtë mbyllin fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, pasi të martën skuadra kthehet në Tetovë.

Shkëndija-Zhelezniçari 2:2 (0:2)

Susesi Sport Center, Belek

Golashënues: Emini pen. 51’ dhe  A. Ibraimi 67’ (Shkëndija), ndërsa Krpiç 14’ dhe A. Zec 39’ (Zhelezniçari)

SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Musliu, Çeshmexhiev, Sadriu, Totre, Alimi (c), Imeri, A. Ibraimi, Nafiu, Emini.

Luajtën edhe: Fazli, Rexhepi, Junior, Bojku, Shefiti, Zejnullai, Todorovski, Berisha dhe Beqiri.

Trajner: Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat