Sala u detyrua të hipte në atë avion! - Bota Sot
Sala u detyrua të hipte në atë avion!

Futboll

Sala u detyrua të hipte në atë avion!

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Sala u detyrua të hipte në atë avion!

Pas zbulimit të një trupi në rrënojat e avionit të vogël me të cilin po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit, Emiliano Sala kanë dalë të tjera fakte tronditëse që e bëjnë akoma edhe më të madhe dhimbjen për familjarët dhe miqtë e sulmuesit argjentinas. Trupi i filmuar nga një mjet nënujor ka qenë shumë i dëmtuar dhe identiteti i tij nuk është zbuluar ende, pasi nuk është nxjerrë nga rrënojat e avionit. Megjithatë për ti hedhur më shumë benzinë zjarrit dhe për të shtuar dhimbjen te familjarët ka menduar një mik i Emiliano Salës i cili ka bërë disa akuza të rënda duke deklaruar se për aksidentin e Salas ka një përgjegjës dhe ai është:

“Ekziston një e vërtetë e madhe pas gjithë kësaj dhe kjo është se ka një keqbërës. Sepse Emiliano kurrë nuk vendosi të fluturojë me atë aeroplan. Këto janë të gjitha detyrime që dikush i pranon si një lojtar profesionist. Emiliano u detyrua të hipte në atë aeroplan”-tha Maximiliano Duarte, mik i futbollistit, duke folur në America Noticias dhe duke iu referuar Willie McKay, përfaqësuesit të lojtarit të zhdukur që rezervoi fluturimin me një avion si Piper Malibu, që njihet për aksidentet e shpeshta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...