Carragher: Nga Salah nuk pamë asgjë

Futboll

Carragher: Nga Salah nuk pamë asgjë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:58
Carragher: Nga Salah nuk pamë asgjë

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka deklaruar se Manchester United ka ekip më të mirë sesa Liverpooli.

Kjo deklaratë vjen pas barazimit të “Reds” në duelin e mbrëmshëm kundër West Hamit. "E kam thënë edhe më parë se Manchester United ka skuadër më të mirë se Liverpool. Njerëzit kanë mundur ta vlerësojnë atë deklaratë time si të çuditshme, por tani sigurisht se po shohim shenja të qarta të asaj çfarë kam thënë”, ka theksuar Carrager, i cili më pas ka kritikuar disa prej lojtarëve të Liverpoolit. “Liverpooli bëri një paraqitje të dobët dhe sinqerisht nuk mund ta besoja këtë. Keita, për të cilin u paguan shumë para, dukej i humbur në fushë dhe humbi shumë topa. Po ashtu edhe Firmino, derisa nga Salah nuk pamë asgjë”, ka shtuar Carragher.

Megjithatë, ai beson ende te ish-skuadra e tij. “Liverpooli ende është në krye të renditjes. Edhe nëse mbesin një apo dy pikë prapa Manchester Cityt dhe Tottenhamit prapë do të jetë në garë për titull”, ka nënvizuar Carrager.
Pas barazimit të mbrëmshëm Liverpooli ndodhet vetëm tre pikë para Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat