Parejo rinovin me Valencian

Futboll

Parejo rinovin me Valencian

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Parejo rinovin me Valencian

Mesfushori Dani Parejo firmosi rinovimin e kontratës me Valencian deri në verën e vitit 2022.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi galician, ku theksohet mbi të gjitha fakti që në kontratën e kapitenit është futur edhe një klauzolë për largimin e tij, e cila kap shifrën e 50 milionë eurove. Dani Parejo është një nga lojtarët kyç të repartit të mesfushës së skuadrës që drejtohet nga Marcelino. 29-vjecari u bashkua me Valencian në vitin 2011 për 6 milionë euro, pasi la skuadrën e Getafes. Parejo numëron më shumë se 300 paraqitje me fanellën e galicianëve, ndërsa në nisje të karrierës mesfushori ka luajtur edhe për Realin Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat