Tri skuadra kërkojnë Iscon

Futboll

Tri skuadra kërkojnë Iscon

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:24
Isco

Interesim i madh për yllin e Real Madridit.

Isco, nuk po kalon një moment të mirë në Madrid që pas ardhjes së Santiago Solarit në krye të bankinës së Real Madridit.

Situatën e ndjek me vëmendje Juventus, që është e interesuar për mesfushorin. Por italianët nuk janë të vetëm në garën për të siguruar shërbimet e talentit spanjoll, pasi edhe anglezët e Manchester Cityt dhe Chelseat duket se e kanë shndërruar 26-vjeçarin në një nga objektivat kryesor të afatit kalimtar të verës.

Isco pëlqehet shumë nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili dëshiron transferimin e mesfushorit në Etihad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat