Piatek i mahnitur për startin tek Milani

Futboll

Piatek i mahnitur për startin tek Milani

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:39
Kryzstof Piatek

Sulmuesi polak ka shënuar tre gola në po kaq ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi.

Kryzstof Piatek debutoi me Milanin në ndeshjen e kampionatit kundër Napolit në San Siro, shkruan KosovaPress.

Më pas debutimi në formacion në Kupën e Italisë. Përsëri Napoli kundër, ndërsa Piatek shënoi një dy golësh për të siguruar gjysmëfinalen. E fundit ndeshja me Romën. Milani mori një pikë të rëndësishme, ndërsa Piatek realizoi përsëri.

Në një intervistë për “Foot Truck”, sulmuesi flet për debutimin e tij me Milanin, formën fantastike që po kalon dhe ambiciet që ka si futbollit.

“Kam shënuar gola në Serie A dhe kam zgjedhur vetë presionin. Më duhet të përshtatem, por është e sigurt që nuk do të ndryshoj. Përpiqem të jem gjithmonë vetvetja dhe të punoj siç kam bërë gjithmonë”, tha fillimisht ai.

“Seedorf më ka kërkuar të bëjmë një foto së bashku. Është fantastike që njerëz të tillë më njohin dhe duan të bisedojnë me mua. Me Shevchenkon biseduam në zhveshtore përpara ndeshjes me Napolin”.

“Milani është një hap i madh në karrierën time. Jam i impresionuar se si po rrjedhin ngjarjet që pas mbërritjes time në Milanello”. “Në debutimin me Napolin isha kaq i përqendruar sa nuk kam dëgjuar asgjë, përveç emrave që thirreshin kur ishim ende në tunel.”

“Pas çdo seance stërvitem veçmas për penalltitë. Seria e golave të mi është diçka fantastike, jam shumë i lumtur”, përfundoi ai./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat