Sadiku te Lugano ndihet si në shtëpi

Futboll

Sadiku te Lugano ndihet si në shtëpi

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Armando Sadiku

Futbollist Armando Sadiku ka lënë pas lëndimin e gjatë, që e mbajti jo pak por gjashtë muaj jashtë fushe dhe tani është gati për rikthimin në fushën e blertë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, firmosi në janar një kontratë me Luganon, teksa do të luajë për pjesën në vijim të sezonit si i huazuar nga Levante.

Rikthimi i tij te Lugano, e ka kthyer sërish në qendër të vëmendjes sulmuesin shqiptar, duke bërë që presidenti i klubit, trajneri por mbi të gjitha tifozët, të kenë ëndërro për arritjen e Kupave të Europës. Në fakt golat e Sadikut e kanë bërë realitet këtë ëndërr dy vite më parë, mirëpo tani Lugano duhet të punojë shumë për të arritur këtë objektiv. Gjithsesi, në një prononcim për “Blick.ch”, Sadiku është shprehur se te Lugano ndihet si në shtëpi dhe erdhi për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.  “Lugano është si shtëpia ime. Kjo e bën çdo gjë të lehtë.

Këtu erdha për t`u kthyer në nivelin tim më të mirë dhe më pas të vazhdojë në Spanjë, ku isha më parë”, tha Je. Ai gjithashtu ka folur për lëndimin, duke u shprehur se i duhet dhe pak kohë që të jetë në formën e tij më të mirë. “Jam shumë mirë tani. Kam qenë në periudhë rehabilitimi për pesë muaj e gjysmë. Do të më duhen edhe dy ose tre javë, që të jem plotësisht gati”- ka thënë Sadiku, ndërsa për paraqitjen e tij të mërkurën (nesër, 20.00) në ndeshjen ndaj Thun ai është shprehur: “Ndoshta mund të luaj vetëm për disa minuta”. Lugano është në pozitën e tetë me 19 pikë të mbledhura dhe me synime që të jetë sa më lartë në renditjen e klasifikimit në elitën e futbollit zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat