UEFA gati të rrëzojë rregullin e famshëm

Futboll

UEFA gati të rrëzojë rregullin e famshëm

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 19:40
UEFA gati të rrëzojë rregullin e famshëm

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të mblidhet ditën e nesërme në Romë, nga ku pritet të marrë edhe vendime të rëndësishme në lidhje me sportin më popullor në botë. Siç raporton “Kicker” në Gjermani, do të jetë presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, për të hequr rregullin e golit në fushë kundërshtare, i cili vlen 1.5 gola, kur shënohet jashtë fushe. Ky diskutim bëhet që të japë më shumë barazi mes dy ekipeve, ndërkohë që është futur për herë të parë në vitin 1995, pasi në atë kohë avantazhi për një ndeshje në shtëpi ishte shumë më i madh.

Ndërkohë, tjetër variant do të jetë që goli në fushë kundërshtare të vlejë vetëm për 90 minuta, por nëse ndeshja shkon në shtesat prej 30 minutave, ky avantazh për ekipin që shënon në fushë kundërshtare, të mos vlejë më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat