Neymar shpërthen në lot për ditëlindje: Do të doja një kavilje të re!

Futboll

Neymar shpërthen në lot për ditëlindje: Do të doja një kavilje të re!

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 20:36
Neymar Jr.

Neymar Jr. po përjeton një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, teksa është dëmtuar sërish në këmbën, e cila e la jashtë fushave të blerta për shumë muaj gjatë vitit të shkuar.

El Ney ka nisur terapinë për t’u rikuperuar nga dëmtimi, por në festën e tij të ditëlindjes që u zhvillua mbrëmë, e ka shprehur hapur frustrimin dhe dëshpërimin që i ka sjellë ky dëmtim.

“Dhurata që do të doja për ditëlindje është një kavilje e re”, tha Neymar duke shpërthyer në lot para të ftuarve të tij, që kryesisht ishin shokët e ekipit te PSG.

“Vetëm kështu unë do të isha në fushë duke luftuar dhe duke bërë atë që unë dua më së shumti, të luaja futboll”, shtoi braziliani.

Kujtojmë se mbrojtësi i PSG e lëndoi kaviljen e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes në raundin e 1/16 të Kupës së Francës kundër Strasburgut më 23 janar, me klubin që konfirmoi pak kohë më pas se lëndimi do të mbajë lojtarin më të shtrenjtë në botë jashtë fushës për dhjetë javë.

Ky dëmtim do lërë Neymar jashtë fushave për dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve me Manchester United, me klubin dhe lojtarin që janë të zhgënjyer pasi kjo është hera e dytë në pak më shumë se një vit që Neymar vuan këtë lëndim të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat