Ronaldo flet për muajt e parë tek Juventus

Futboll

Ronaldo flet për muajt e parë tek Juventus

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 23:58
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo deklaron se është shumë i lumtur të festojë 34-vjetorin tek Juventus. 

Portugezi ka shënuar 19 gola në 30 ndeshjet e para me fanellën bardhezi dhe ish-lojtari i Real Madrid pranon se po e shijon këtë moment te kryesuesit e Serie A. 

“Jam shumë i lumtur që festoj ditëlindjen këtu në Itali, është shumë e bukur,” shprehet ai për Juventus TV. 

“Dua të falënderoj tifozët për urimet dhe për dashurinë që kanë shfaqur për mua. 

“Po kaloj një moment të madh tek Juventus dhe jam me fat që luaj në Serie A. Të gjithë më mbështesin këtu, sidomos tek Juve, dhe po më pëlqen shumë Torino. Është i bukur dhe i qetë. 

“Ekipi është shumë mirë, jemi në krye të renditjes në kampionat si dhe në fazën e nokautit të Champions League. Jemi gati për ndeshjet e radhës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat