Reagimet në Facebook, zbuloni tifozët më të mërzitur dhe të dashuruar pas ekipeve të tyre

Futboll

Reagimet në Facebook, zbuloni tifozët më të mërzitur dhe të dashuruar pas ekipeve të tyre

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Reagimet në Facebook kanë treguar se tifozët e Liverpool janë më të kënaqurit në Premier League teksa Manchester United mbetet klubi më i famshëm në rrjetet sociale. 

Ndërkohë tifozët e Arsenal, që po kalojnë një tjetër sezon me ulje-ngritje me trajnerin Unai Emery, nuk janë të bindur me regjimin e ri.

Sipas një studimi të Newton Insights, tifozët e Arsenal janë më të pakënaqurit me ekipin e tyre në krahasim me gjashtë skuadrat e tjera kryesuese, me mbi 300,000 reagime armiqësore të dërguara në Facebook vitin e kaluar. 

Në kontrast, mbështetësit e Liverpool janë më pozitivët në platformën e rrjeteve sociale, pas një viti kalendarik ku The Reds luajtën në finalen e Champions League. 

Tifozët e kuq kanë dërguar mbi 4 milionë mendime pozitive drejt të besuarve të Jurgen Klopp gjatë 2018, një shifër që e mposht vetëm Man United, që gjithashtu merr edhe shumë reagime negative. 

Southampton është ekipi më i dobët për sa i përket reagimeve në rrjetet sociale. 

Më poshtë keni grafikën që tregon raportin e love/angry të përdoruesve të Facebook. 

Ndërkohë Man United është ekipi që dominon për sa i përket reagimeve të tifozëve, me 300,000 reagime më tepër se vendi i dytë Liverpool. 

Djajtë e kuq kanë thuajse dyfishin e tifozëve se rivalët e Manchester City në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat