Milot Rashica meritor në fitoren dramatike të Werderit ndaj Dortmundit, arrin çerekfinalen

Futboll

Milot Rashica meritor në fitoren dramatike të Werderit ndaj Dortmundit, arrin çerekfinalen

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 06:56
Milot Rashica

Nuk ishin të mjaftueshme 120 minuta për të mësuar çerekfinalistin e DFB Pokal në sfidën e sotme ndaj Dortmundit e Werder Bremenit, me këtë të fundit që u kualifikuar pas ekzekutimit të penaltive.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes përfaqësuesit e Kosovës, Milot Rashica.

Reus barazoi shifrat në minutën e 45+3, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

E ky ishte edhe rezultati final i kohës së rregullt.

Në vazhdime të dy skuadrat shpërthyen, duke shënuar nga dy herë secila.

Pulisiq i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 105, por shifrat mysafirët i barazuan përmes Pizarros vetëm tre minuta më vonë.

Në minutën e 113 Dortmundi shënoi sërish përmes Hakimit.

Por, Werderi nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat edhe njëherë, e këtë e bëri përmes Harnikut në minutën e 119.

u mësua pas ekzekutimit të penaltive, me Werderin që ishte më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat