Milan transferon talentin e Nices

Futboll

Milan transferon talentin e Nices

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:50
Allan Saint-Maximin

Milani ka arritur marrëveshje me Nice për transferimin e anësorit Allan Saint-Maximin, për 20 milionë euro plus bonuset.

Sipas Sport Mediaset, Nice ka vlerësuar qasjen e Milanit në negociata për ta blerë Saint-Maximinin në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, prandaj edhe e ka pranuar ofertën.

Saint-Maximin do të pranojaë të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, por sipas gazetës italiane kjo do të varet nga kualifikimi i Milanit në Champions.

Megjithatë, përfaqësuesi i Francës U-21 do të ketë vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin pas kësaj vere, gjë që do ta vërë në pozitë të vështirë të negociatave Nicen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat