Guardiola tregon vështirësitë tek Manchester City

Futboll

Guardiola tregon vështirësitë tek Manchester City

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:53
Pep Guardiola

Pep Guardiola, beson se lojtarët e skuadrës së tij janë të gatshëm e muajit shkurt, të cilin spanjolli e vlerëson si një muaj të tmerrshëm për shkak të shume ndeshjeve.

"Kur unë isha jashtë Anglisë, të gjithë flisnin për dhjetorin dhe "Boxing Day", gjëra të tilla. Pas "Boxing Day", unë e shikova agjendën dhe thashë me vete: "Kjo është edhe më keq", dhe kjo është e vërteta", ka thënë Guardiola.

"Nëse ke rënë nga disa gara, atëherë e ke më të lehtë. Por, nëse je ende të gjitha garat, atëherë shkurti është më e vështirë. Ky është një muaj i tmerrshëm, çdo ndeshje është si finale dhe ne vetëm duhet të presim", përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat