Benatia: Lash Juventusin për familjen time

Futboll

Benatia: Lash Juventusin për familjen time

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:51
Mehdi Benatia

Mehdi Benatia ka lënë këtë janar Juventusin dhe ka bërë një zgjedhje të veçantë, sepse ka firmosur në Katar, për Al-Duhail.

Juventusi ka marrë 8 milionë euro, duke humbur 9 milionë në krahasim me korrikun 2017, kur e bleu nga Bayern, por dëshira e Benatia ishte vetëm Katari dhe gjatë prezantimit mbrojtësi 31-vjeçar ka zbuluar arsyen.

"Al-Duhail është maksimumi për mua dhe familjen time, dua të arrij shumë objektiva me këtë skuadër. Kam veshur fanellat e klubeve të rëndësishme si Roma, Bayern e Juventus, kam fituar shumë trofe, por tani kam objektiva të tjera: mund të fitojmë Champions League të Azisë", tha fillimisht mbrojtësi i Marokut.

Më pas, Benatia shpjegoi pse zgjodhi Katarin dhe jo Manchester United, duke dhënë një përgjigje për kritikat e shumta që ka marrë, sidomos nga mediat në Marok:

"Besoj se zgjedhja ime duhet respektuar, sepse ishte më e mira për familjen time. Dua që fëmijët e mi të rriten në një ambient islamik. Mund të shkoja në Emiratet Arabe apo Arabinë Saudite, por preferova Katarin sepse këtu luajnë shumë lojtarë të kombëtares së Marokut. Trajneri Herve Renard më njeh shumë mirë dhe nëse vendos që nuk e meritoj të jem në kombëtare, do ta pranoj vendimin e tij", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat