Në Angli të sigurt, Hazard do të transferohet te Reali në verë

Futboll

Në Angli të sigurt, Hazard do të transferohet te Reali në verë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Eden Hazard

Eden Hazard duket gjithmonë e më pranë Real Madridit. Belgut i skadon kontrata në verën e vitit 2020 dhe sipas mediave angleze ai nuk do të rinovojë me “Blutë”.

Daily Telegraph, ka mbledhur të gjitha faktet dhe bëjnë me dije se e vetmja pistë për të ardhmen e Hazardit është Madridi.

Fakti i parë është që nuk do të rinovojë kontratën, e cila parashikon dhe një rritje rroge. Pra duket se për belgun, në këtë mes nuk kanë lidhje paratë, por karriera.

Fakti i dytë është që ai në deklaratat e tij është shprehur se: “Unë kam vendosur për të ardhmen time”.

Ndërsa i treti është se Maurizio Sarri, në një konferencë para mediave është shprehur se nëse ai do të largohet më mirë ta bëjë një gjë të tillë.

Blerja e Christian Pulisiçit nga Dortmundi për një shifër rreth 64 milionë euro, tregon që e ardhmja ka nisur të projektohet nga ekipi londinez.

Sipas këtyre fakteve që media britanike nxjerrë në pah, duket e sigurt që lojtari do të shkojë në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat