Palermo në kaos

Futboll

Palermo në kaos

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:35
Pamje nga një ndeshje

Renditet në vendin e dytë të Serie B dhe për momentin ndodhet në një pozicion që e ngjit në Serie A, por Palermo është në një hall të madh, madje duket sikur nuk ka rrugëdalje dhe rrezikon edhe falimentimin.

“Na kanë lënë vetëm. Nuk kemi asnjë garanci për të ardhmen dhe nuk e dimë nëse do të paguhemi. Vetëm drejtori sportiv Forschi dhe trajneri Stellone janë duke na mbrojtur nga të gjithë”. Apeli është i Giuseppe Belluscit, pas ndeshjes së kampionatit ndaj Foggias. Palermo është në kaos, ose më saktë, është zhytur në një makth që po tmerron pjesën më të madhe të Sicilisë. Ish-presidenti dhe pronari, Maurizio Zamparini, pasi shiti aksionet te një kompani e mistershme angleze, “i ka larë duart”, ndërsa rreziku që mund të përfundohet si Parma dikur, apo si Bari, Avellino dhe Cesena, pra duke e nisur nga Serie D, amatorët, është mëse real.Gjithçka nisi me premtime të mëdha, se do të ndërtohej një super klub dhe se rikthimi në Serie A do të ishte thjesht qershia mbi tortë. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe tashmë situata mund të rëndohet edhe më shumë. Kjo pasi, dy muaj nga ardhja “në pushtet”, presidenti Clive Richardson dhe këshilltari i tij, Michael Treac, kanë paraqitur dorëheqjen. Klubi, pra, veç vështirësive finanicare, nuk ka asnjë në komandë, ose pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat