Formacioni i blerjeve më të shtrenjta në El Clasico

Futboll

Formacioni i blerjeve më të shtrenjta në El Clasico

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Formacioni i blerjeve më të shtrenjta në El Clasico

Sonte në mbrëmje, në orën 21:00, në “Camp Nou” do të zhvillohet ndeshje e parë El Clasico për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit. Luajnë shumë nga “yjet” e futbollit botëror, pasi dy gjigantët spanjollë gjithmonë kanë ditur të “thithin” në organikat respektive lojtarët më të mirë në qarkullim.

Por cila do të ishte 11-shja me futbollistët më të shtrenjtë në historinë e Barcelonës dhe Realit që kanë luajtur në El Clasico? Nuk është Messi në këtë formacion, sepse Barcelona thjesht ka shpenzuar për formimin e tij në La Masia, por nuk mund të mungonte Ronaldo, Bale apo James Rodriguez.

Fakti që në formacionin e Realit ka thuasje dyfishin e lojtarëve më të shtrenjtë të Barcelonës do të thotë që “Los Blancos” kanë shpenzuar shumë më të mëdha në merkato, ose “La Fabrica”, sikurse quhet akademia e Realit nuk ka prodhuar aq shumë lojtarë cilësorë si “La Masia”, pasi “blaugranat”, duke patur prodhim të klasit më të lartë, nuk ka qenë të detyrua të bëjnë superblerje në masë.

Në portë është Courtois, në mbrojtje Alves (35 milionë), Lenglet (35 milionë), Pepe (30 milionë) dhe Coentrao (30 milionë).

Vlerat e futbollistëve shumëfishohen në mesfushë: Coutinho (130 milionë), James (80 milionë) dhe Zidane (72 milionë). Mes gjithë mesfushës ofensive, spikat Zidane, që ndonëse është blerje e realizuar 15 vite më parë nga Juventusi, ai vazhdon të jetë pjesë e formacionit të blerjeve më të shtrenjta të “El Clasico”.

Reparti sulmues është më i kushtueshmi, duke e tejkaluar shifrën e 300 milionë eurove. Dembélé ka kushtuar 115 milionë euro; Cristiano Ronaldo 96 milionë; Bale 101 milionë.

Sigurisht që ka edhe futbollistë të tjerë që kanë kushtuar shtrenjtë, por renditja është në bazë të reparteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat