Edhe Juventusi në garë për talentin e Ajaxit

Futboll

Edhe Juventusi në garë për talentin e Ajaxit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Matthijs De Ligt

Matthijs De Ligt pëlqehet nga skuadra të mëdha evropiane.

Juventusi është në garë me Barcelonën për mbrojtësin e Ajax, Matthijs De Ligt.

Bardhezinjtë duket se janë në avantazh ndaj katalanasve për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Gjithashtu sipas raportimeve të mediave italiane, presidenti i bardhezinjëve, Andrea Agnelli ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Ajaxit , Edwin Van der Sar ku kanë folur rreth transferimit të mbrojtësit në Torino.

Përveç Juventusit dhe Barcelonës, Matthijs De Ligt ndiqet edhe nga anglezët e Manchester Cityt./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat