Real Madridi përjashton mundësinë e transferimit të Eriksen

Futboll

Real Madridi përjashton mundësinë e transferimit të Eriksen

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Christian Eriksen

Mesfushori danez pëlqehet nga disa klube të mëdha evropiane.

Real Madridi kishte shprehur interesim të madh për Christian Eriksen gjatë verës së shkuar, por kishte marrë përgjigje negative nga Tottenhami.

Kërkesa e lartë e klubit anglez ka detyruar drejtuesit e Realit të heqin dorë nga 26-vjeçari. Tottenhami kërkon 225 milionë funte për danezin, që do ta bënte atë futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Gazeta Marca raporton që Reali ka vendosur të gjejë një rrugë më të lirë për të mbajtur mesfushën e fortë. Ata do t’i rinovojnë kontratën Luka Modriqit, i cili është bindur për të qëndruar më gjatë në Santiago Bernabeu.

Ndërkohë Eriksen ende nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën dhe te Reali do të presin nëse ai do të vendosë të largohet si lojtar i lirë e më pas mund të hidhen në sulm për t’i bërë ofertë lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat