Gega: Jemi gati edhe për Tiranën - Bota Sot
Gega: Jemi gati edhe për Tiranën

Futboll

Gega: Jemi gati edhe për Tiranën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Gega: Jemi gati edhe për Tiranën

Pas fitores në Kupën e Shqipërisë ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për mediat. Tekniku i kuq u shpreh: “Ndeshja e dytë ia vlejti sepse pamë disa futbollistë që kanë pasur minutash të pakët në 2 fazat e para. Gjithçka u kontrollua mirë dhe jam i kënaqur. Kastrioti nuk erdhi me forcat më të mira, por nuk e kemi problem”, u shpreh fillimisht Gega.

“Ishte një test i mirë për lojtarët sepse kemi nevojë të rritemi. Duke parë ndeshjen e vajtjes ishim pa presion dhe kishim hapësirë. Lojtarët e mirë mund të luajnë kudo, nuk i prishin ekuilibrat.” sqaroi vendosjen e ekipit Gega.

Ditën e shtunë, Partizani do të përballet po me Kastrioti, por për Superioren. “Do të bëjmë më të mirën, jemi në vend të parë dhe ne jemi Partizani. Do të kemi mbështetësit tanë. E dimë që ata po kalojnë moment të mirë dhe po përgatitemi siç duhet. Duhet të fitojmë edhe miqësoret, sepse profesionalizmi është në rradhë të parë. Kupa është objektiv, por të shtunën na pret takim i vështirë”.

Gjysmëfinalja e Kupës mund të rezervojë edhe një derbi të kryeqytetit. “Jemi gati nëse bie edhe Tirana, por duhet kaluar turi i rradhës, ndaj është më mirë të fokusohemi aty. Më pas e vendos shorti” përfundoi tekniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...