Detaje të reja nga tragjedia e aeroplanit të Salas

Futboll

Detaje të reja nga tragjedia e aeroplanit të Salas

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Detaje të reja nga tragjedia e aeroplanit të Salas

Janë publikuar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e aeroplanit me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas, Emiliano Sala.

Të dielën e 3 shkurtit, ekipi kërkimor arriti të gjente rrënojat e avionit në fundin e Kanalit të La Manshit, teksa në bord ishin vetëm futbollisti dhe piloti.

Ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë i rrëzimit të avionit, ndërkohë që një intervistë për L’Equipe, eksperti i aeronautikës, i trajnuar për kërkim-shpëtim, Xavier Tytelman, tregon se Sala dhe piloti nuk kishin shanse të shpëtonin, pasi avioni u përplas me shpejtësi 150 km/h.

“Nuk kishin shans të shpëtonin, sepse avioni u përplas në sipërfaqen e detit me 150 km/h. Përplasja ishte e dhunshme sepse ne gjetëm jastëkë që lundronin shumë larg nga rrënojat e avionit. Dhe kur gjejmë elemente të brendshme, është provë se përplasja ishte e fortë. Për mua, deri në momentin e fillimit të hulumtimit nuk kishte asnjë shans për të gjetur të gjallë pilotin dhe pasagjerin e tij”, u shpreh Tytelman. Emiliano Sala dhe piloti i avionit ishin zhdukur me 22 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat