Ukraina rrezikon shkaku i Kosovës

Futboll

Ukraina rrezikon shkaku i Kosovës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Pamje nga një ndeshje

Ukraina mund ta humbë të drejtën e organizimit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror të Futsallit 2020 për shkak të Kosovës, shkruajnë mediat ukrainase

Ndeshjet e raundit kryesor kualifikues do të mbahen në Ukrainë në tetor të vitit 2019, derisa krahas Kosovës dhe Ukrainës në grup janë edhe Maqedonia dhe Sllovenia. 

Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet dhe deri më tash nuk i ka lejuar qytetarët e Kosovës që të futen në territorin e saj me pasaporta të Kosovës.

Si rrjedhojë, në kualifikimet e Botërorit të futbollit 2018, ndeshja Ukrainë - Kosovë ishte zhvilluar në Poloni, derisa edhe në sportet tjera sportistët e Kosovës nuk ishin lejuar të hyjnë në Ukrainë.

Megjithatë, kohët e fundit Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar që vendet organizatore të ngjarjeve sportive t'i pranojnë sportistët kosovarë pa kushte ose në të kundërtën mund ta humbasin organizimin e ngjarjeve.

Për këtë arsye ukrainasit frikësohen se mund ta humbin organizimin e fazës kualifikuese të Botërorit të futsallit nëse Qeveria ukrainase nuk i lejon sportistët e Kosovës të futen në territorin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat