Nuk kishin mundësi të shpëtonin!

Futboll

Nuk kishin mundësi të shpëtonin!

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:27
Nuk kishin mundësi të shpëtonin!

Të dielën, më 3 shkurt, ekipet kërkimore arritën të gjejnë rrënojat e avionit në fund të detit në Kanalin mes Francës dhe Anglisë, ku në bord ishin futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.  Hetuesit tani do të duhet të përcaktojnë shkakun e rrëzimit të avionit, që ndodhi mbrëmjen e 21 janarit. I intervistuar nga L'Equipe, Xavier Tytelman, një ekspert i aeronautikës, beson se ish lojtari i Nantes dhe piloti nuk kishin mundësi të shpëtonin sepse avioni u përplas me sipërfaqen e detit me 150 km/h. Ky specialist i aviacionit detar mendon se: “Përplasja ishte e dhunshme sepse ne gjetëm jastëkë që lundronim shumë larg nga rrënojat e avionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat