Rinovon me Manchester Utd

Futboll

Rinovon me Manchester Utd

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 19:12
Rinovon me Manchester Utd

Ashley Young ka firmosur një rinovim njëvjeçar të kontratës me Manchester United. Bisedimet kishin nisur që prej nëntorit të kaluar dhe 33-vjeçari tashmë do të fitojë 125,000 euro në javë me kontratën e re. Klubet e Premier League, si dhe disa jashtë Anglisë, kishin shfaqur interes për shërbimet e lojtarit që u ble nga Aston Villa në vitin 2011 për 20 milionë euro. Megjithëse bën 34 vjeç në korrik, Young mbetet një pjesë e rëndësishme e Manchester United, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai është një lojtar që mund të luajë në shumë pozicione të prapavijës dhe mesfushës, por kohët e fundit është aktivizuar si mbrojtës i djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat