Dramë në Camp Nou, Barcelona-Reali ndahen baras

Futboll

Dramë në Camp Nou, Barcelona-Reali ndahen baras

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:25
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Barcelona barazoi me rezultat 1:1 me Real Madridin, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit në Spanjë në futboll. Si gjithmonë Barcelona dhe Real Madridi ndezin botën e futbollit. Lojë me rivalitet, që dhuroj emocione në stadiumin në Camp Nou. Reali avancoi me golin Lucas Vazquez në minutën e 6-të. Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 57-të pas një aksionit të shpejt e shumë interesant Malcom brenda 16-shit me një goditje të fortë shënon për 1:1. Lionel Messi nuk luajti nga fillimi por nga minuta e 63-të për Barcelonën në një ndeshje shumë të fortë. Asgjë nuk dihet se cila do të shkojë në finale por do të përcaktohet në takimin e kthimit në Santiago Bernabeu.

Fillon “trilleri” në Nou Camp, shënohet goli i parë

Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës, në takimin që po zhvillohet në kuadër të Kupës së Mbretit.

Golin e ka shënuar mesfushori Lucas Vasquez, në minutën e gjashtë për rezultatin 0 me 1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat