Historia e Eros Grezdës me ekipin e Rangersit

Futboll

Historia e Eros Grezdës me ekipin e Rangersit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:48
Historia e Eros Grezdës me ekipin e Rangersit

Historia e Eros Grezdës me ekipin e Rangersit nuk ka nisur me fillim të lumtur e shpresojmë të mos mbarojë si e tillë. Shqiptari u ble nga ekipi skocez me pëlqimin e trajnerit anglez, pavarësisht se ishte i dëmtuar. Në arkat e Osijekut u derdhën 2 milion euro, mjaftueshëm për të kuptuar se skocezët besonin te futbollisti i kombëtares shqiptare. 

Rendimenti i sulmuesit të krahut ka qenë me hope-hope, pasi në momentin që mendon se më në fund të do të shpërthejë dhe do të të tregojë se sa vlen vjen dëmtimi. 23-vjeçari po vuan shumë, pasi është ndalur sërish. Rangersi i tij fitoi 2-4 me Aberdeen-in të mërkurën, por shqiptari nuk ishte i grumbulluar. 

Paraqitja e tij e fundit në kampionat ka qenë më 23 dhjetor, në një ndeshje kundër St. Johnstone. Viti i ri nuk e ka parë asnjëherë shqiptarin nën urdhrat e trajnerit Steven Gerrard. Ky i fundit, drejtuesit e klubit, por dhe tifozët duket se kanë humbur durimin te lojtari që nuk po arrin të tregojë sa vlen. Kampionati skocez dhe futbolli britanik është i ashpër, i shpejtë dhe shumë fizik, mbase Grezda gaboi në zgjedhjen e tij?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat