S'ka Superligë

Futboll

S'ka Superligë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Aleksander Ceferin

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dalë kundër çdo lige tjetër të re që flitet se mund të krijohet.

Slloveni ka deklaruar që ideja për krijimin e kësaj lige do të ishte një shkatërrim për futbollin, pasi këtu do të merrnin pjesë vetëm skuadrat e mëdha.

“Kjo Superliga Evropiane, do të vriste futbollin, dhe do ishte e mërzitshme të shihje çdo fundjavë Juventus-PSG”, ka deklaruar ai, pasi janë pikërisht këto dy klube ato që kanë insistuar më shumë krijimin e kësaj lige.

Ndërkohë për Kampionatin Botëror të 2022 dhe për atë që Gianni Infatino ka thënë se mund të marrin pjesë 48 kombëtare, Ceferin ka qenë kategorik edhe në këtë çështje.

“Duhet të hiqet nga mendja që në Kampionatin Botëror të marrin pjesë 48 ekipe, pasi nuk është e mundur kjo gjë”. “Ndërkohë dhe fakti që ky Botëror do të luhet në dhjetor është gabim, pasi nuk mund të shtyhen datat e kampionateve evropiane”, ka përfunduar Ceferin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat