Kongresi i 43-të i UEFA-s, nderohen 2 legjendat e futbollit shqiptar

Futboll

Kongresi i 43-të i UEFA-s, nderohen 2 legjendat e futbollit shqiptar

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:20
Kongresi i 43-të i UEFA-s, nderohen 2 legjendat e futbollit shqiptar

Startoi në orën 9:30 Kongresi i 43-të i UEFA-s. Në këtë kongres që po zhvillohet në Romë nuk munguan nderimet për legjendat e vendeve të ndryshme të ndarë nga jeta këtë vit.

Në momentin e marrjes së fjalës, presidenti, Aleksandër Çeferin, ftoi të gjithë të pranishmit të mbanin një minutë heshtje për të gjithë ata figura të shquara të futbollit që ishin ndarë nga jeta në vitin e fundit.

Në këtë listë bënin pjesë edhe 2 legjendat e futbollit shqiptar, Skënder Hyka dhe Mikel Janku të cilët u nderuar nga të pranishmit, ndërkohë që emri i tyre shfaqej në ekran.

Lista e personave të ndjerë mbyllej me një mesazh inkurajues për familjarët e futbollistit argjentinas Emiliano Sala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat