Sa kushtojnë biletat për ndeshjen Prishtina-Trepça '89?

Futboll

Sa kushtojnë biletat për ndeshjen Prishtina-Trepça '89?

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:33
Sa kushtojnë biletat për ndeshjen Prishtina-Trepça '89?

Skuadra e Prishtinës është kthyer ga përgatitjet e Antalyas në Prishtinë. Ndërsa ka vazhduar me seancën e rregullt stërvitore në fushën e 2 Korrikut.

Ekipi nuk ka asnjë lëndim dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm.

Po ashtu klubi ka vendosur çmimin e biletave për ndeshjen eliminuese çerekfinale të Digitalb Kupës kundër Trepçës ’89. 
Tribuna lindore: 2 euro.
Tribuna perëndimore: 3 euro.
Tribuna VIP: 10 euro.

Përndryshe kjo do të jetë përballja e 52-të pas luftës ndërmjet dy rivalëve të moçëm. Prishtina në 6 ndeshjet e fundit ka arritur 5 fitore e 1 barazim pa pësuar asnjë gol.

Ndeshja zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat