Kur Presidenti historik Dr. Rugova përgëzoi klubin e madh në vitin 1995-96

Futboll

Kur Presidenti historik Dr. Rugova përgëzoi klubin e madh në vitin 1995-96

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Kur Presidenti historik Dr. Rugova përgëzoi klubin e madh në vitin 1995-96

Prishtina dhe Trepça nga Mitrovica, janë dy klubet me të suksesshme të Republikës së Kosovës. Klube me renome të madhe dhe që kishin lënë gjurmë të pashlyeshme në ish Jugosllavi.

Trepça në vitin 1977-78 ishte në elitën e futbollit ish jugosllav dhe në vitin 1978 luajti në finalen e Kupës së Marshall Titos, kurse Prishtina (1983-88) garoi pesë vite në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë  dhe në gjysmëfinale të Kupës së Marshall Titos (1988). Koha e pavarësimit të futbollit tonë nga ai serbosllav, ka qenë një segment tjetër. Në periudhën 1995-96, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti dhe e përgëzoi për suksesin e madh (fitues i kupës së asaj kohe)  klubin me renome të futbollit Prishtina.  

Në foto nga e djathta: Afrim Tovërlani, Kushtrim Munishi, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ish gjyqtari ndërkombëtar dhe drejtori i klubit të asaj kohe, Shinasi Berisha, Eroll Salihu, Ahmet Beselica. Prapa janë: nga e djathta: Suad Keçi, Fatmir Namani (me të kuqe), Jusuf Tortoshi e Muharrem Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat