Çeferin edhe një mandat në krye të UEFA-s

Futboll

Çeferin edhe një mandat në krye të UEFA-s

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:25
Aleksander Çeferin

Slloveni  Aleksander Çeferin ka marrë sot votat e nevojshme për rizgjedhje në krye të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në kongresin që po mbahet në Romë.

Çeferin ishte kandidati i vetëm për këtë post, ndërsa votimi ishte i njëzëshëm nga 55 anëtarët e kësaj organizate të futbollit. 

Si dihet slloveni në shtator të vitit 2016 në krye të UEFA-së e pat zëvendësuar francezin Mishel Pllatini, që u suspendua për shkak të dyshimeve për keqpërdorimeve financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat